Lidhje

Klosi: mbetet shumë për t'u bërë për përmirësimin e jetës së njerëzve në nevojë


Intervsitë me Ministrin Blendi Klosi
please wait

No media source currently available

0:00 0:08:46 0:00

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë Blendi Klosi ndodhet këto ditë në Nju Jork për sesionin e 60 të komisionit të OKB-së mbi gjendjen e gruas. Zotin Klosi e kishim të ftuar sot për një bisedë nga studio jonë e Nju Jorkut.

Intervsitë me Ministrin Blendi Klosi
please wait

No media source currently available

0:00 0:08:46 0:00

​Zoti Klosi tha se po bëhen përpjekje për hapjen e vendeve të reja të punës nga qeverisja qendore dhe ajo lokale, por se mbetet ende shumë punë për t'u bërë për të përmirësuar jetën e njerëzve në nevojë.

Ai tha se në takimet e tij në Nju Jork dhe Uashington do të bisedojë për reformat që do të ndërmarrë qeveria për këto shtresa: ndihmë ekonomike për shtresat më të varfëra; reforma për njerëzit me aftësi të kufizuara, reforma e pensineve: të treja këto reforma, shtoi ai, po ndiqen nga përfaqësues të Bankës Botërore.

Ministri Klosi tha se në takimet e zhvilluara në New York dhe në fjalimin që mbajti në OKB, në Komisionin e Gruas, ai ka theksuar se në Shqipëri po bëhen shumë përpjekje për të forcuar barazinë gjinore, me qëllim që të ketë një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

"Ne kemi bërë shumë në këtë fushë. Shqipëria renditet realisht në një pozicion shumë të lartë përsa i përket pozitës së gruas në shoqëri", tha ministri Klosi.

Lidhur me problemin e papunësisë, ai tha se ndjehet mirë që në tregun shqiptar të punës ka 200 mijë vende pune të specializuara. Ai tha se për punësimin ka shumë rëndësi edukimi profesional. "Ka shumë pa vende të reja pune të hapura nga biznesi, por ka shumë pak profesionistë...Ne po kërkojmë të rikthejmë arsimin profesional, që duhet parë si një mjet që ndryshon jetën e shtresës së mesme të qytetarëve", - tha ministri Klosi.

Për çështjen e të persekutuarve politikë, ai tha se ka një mbështetje buxhetore më të madhe se çdo herë tjetër dhe se qeveria Rama ka premtuar përmbyllen deri në fund të mandatit, të shlyerjes financiare të të përndjekurve që janë ende gjallë.

XS
SM
MD
LG