Lidhje

Boeing bën gati programin e ri kompjuterik për avionët 737 MAX


Media njofton se Boeing do të nxjerrë programin e ri kompjuterik për modelin 737 MAX, brenda një jave deri në 10 ditë.

737 MAX është i njëjti avion që u përfshi në dy përplasjet e fundit vdekjeprurëse, ajo e avionit të Ethiopian Airlines të dielën dhe rrëzimi i Lion Air në Indonezi në tetor.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP ishte e para që njoftoi për përmirësimin e programit, duke ia atribuar informacionin dy burimeve të paidentifikuara.

Të dy avionët që u përplasën duket se kishin probleme të ngjashme. Të dy u rrëzuan disa minuta pasi u nisën, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

Megjithatë një deklaratë e Boeingut të hënën pas rënies së avionit të linjës ajrore Ethiopian, thoshte se “programi kompjuterik i përmirësuar” do të vendosej në gjithë flotën e avionëve 737 MAX në javët në vazhdim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG