Lidhje

Opozita ndalon bojkotin ndaj parlamentit. Marrëveshje për bashkëpunim me shumicën


Parlamenti shqiptar miratoi sot një rezolutë për marrëveshjen politike mes shumicës dhe opozitës, ku u theksua se vendi ka nevojë për dialog në dobi të integrimit europian, ndaj opozita ndërpret bojkotin dhe shumica angazhohet të mos përdorë numrin e cilësuar të votave për të anashkaluar opozitën, por do të kërkojë mirëkuptimin e saj për reforma të rëndësishme, kurdoherë që është e mundur.

Shqipëri: Opozita kthehet në parlament
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

Shumica dhe opozita angazhohen të punojnë me mirëkuptim, së bashku me Bashkiin Europian për cështjen e personave me të dhëna kriminale, që mbajnë një post publik, ose duan të zgjidhen apo të emërohen në detyra shtetërore sipas standarteve europiane dhe komisionit të Venecias. Ndryshimet ligjore do të hartohen në gjysmën e parë të vitit tjetër. Rezoluta mori votat e gjithë të pranishmëve. Nga ana e saj shpjegoi edhe një herë bojkotin dhe ndërprerjen e tij.

“Bojkoti për ne u bë një zgjedhje e detyruar pasi ky Parlament, duke mosrealizuar detyrimet e tij, u kthye në vendin ku më së pari u shkelën dhe u dhunuan të drejtat e opozitës dhe të qytetarve shqiptarë. Dhuna fizike ndaj deputetëve të opozitës dhe fjalës së tyre, ishte vetëm akti i fundit që ndodhi në një Parlament ku vazhdimisht injoroheshin rregullorja, ligjet, shkelej Kushtetuta dhe nuk zbatoheshin as vendimet e Gjykatës Kushtetuese” - tha kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Ai theksoi se protesta e opozitës tërhoqi vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare ndaj shkeljeve të rregullave demokratike në parlament nga shumica e majtë. Opozita nuk e sheh marrëveshjen as si një favor që i bëhet, as si një akt për të kaluar rradhën, por si një dokument në dobi të demokracisë. Ajo sipas zotit Paloka, nuk është as marrëveshje paqeje, sepse opozita do të vazhdojë të denoncojë paaftësinë, korrupsionin dhe keqadministrimin e qeverisë në shumë sektorë të vendit.

Bojkoti i opozitës mori shkas nga një sulm fizik me grushta që dy deputetë të shumicës kryen 5 muaj më parë ndaj një deputeti të opozitës. Kësaj proteste iu shtuan edhe shumë kërkesa të tjera për zbatimin e vendimeve të gjykatës kushtetuese dhe ligjeve të tjera. Partia Demokratike organizoi gjatë kësaj kohe edhe tubime proteste me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, të cilët po kalojnë një vit të vështirë në ekonominë e tyre familjare.

XS
SM
MD
LG