Lidhje

Boko Haram thotë se videoja e re tregon vajzat e rrëmbyera


Grupi ekstremist islamik Boko Haram, bëri publike një video të re, në të cilin thotë se duken vajzat e rrëmbyera muajin e kaluar nga shkolla në veri të Nigerisë.

Videoja 17 minuta e gjatë, e transmetuar sot nga agjencia franceze AFP, tregon rreth 130 vajza me veshje islamike, duke recituar vargje të Kuranit në një rajon të paditur. Udhëheqësi I grupit Boko Haram, Abubakar Shekau thorë se “vajzat janë çliruar” duke u bërë myslimane.

Ai thotë se do t’i lirojë vajzat që janë marrë peng, në shkëmbim të militantëve të burgosur nga qeveria nigeriane. Grupi ekstremist islamik rrëmbeu më tepër se 300 vazja shkolle muajin e kaluar në qytetin Çibok.

Rreth 53 prej tyre mundën të shpëtojnë, por mbi 200 vajza të tjera ende figurojnë të humbura. Militantët kanë kërcënuar se do t’i shesin ato në tregun e trafikut njerëzor.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Orjentimit të Nigerisë tha se zyrtarët janë duke e studjuar situatën dhe se të gjitha mundësinë mbeten të hapura për lirimin e vajzave.
XS
SM
MD
LG