Anna di Lellio, një sociologe italiane, hulumtimet e së cilës përqendrohen në historinë e Kosovës, publikoi në Prishtinë librin “Dimri i gjatë i vitit 1945” me bashkautor artistin nga Kosova, Dardan Luta. Ky libër, thonë ata, paraqet një përpjekje për ndriçimin e një prej ngjarjeve më të rënda të fundit të Luftës së Dytë Botërore e njohur si masakra e Tivarit, ku forcat serbe kishin vrarë shumë shqiptarë të Kosovës . Më shumë hollësi në raportin e korrespondentes sonë, Edlira Bllaca.
Facebook Forum