Lidhje

Johnson: ka "prova të bollshme" të përfshirjes së Moskës në proceset zgjedhore


Sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson i tha homologut të tij rus Sergei Lavrov se ka "prova të bollshme" të përfshirjes së Moskës në proceset zgjedhore të vendeve të tjera. Ai tha gjithashtu se çdo përpjekje e Rusisë për të ndërhyrë në referendumin e vitit të kaluar për daljen e Britanisë nga blloku evropian kishte dështuar.

Në vizitën e parë në Rusi të një sekretari të jashtëm britanik në pesë vjet, zoti Xhonson tha se qëllimi ishte të normalizonte marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat po kalonin "një periudhë shumë të vështirë".

Por sipas tij, kjo nuk do të thotë se Britania do të pretendojë se nuk ka shqetësime serioze lidhur me sjelljen e Rusisë.

Sipas zotit Johnson, Britania e ndjente p[r detyrë të fliste për komunitetin LGBT në Çeçeni. Dy burra nga Çeçenia i kanë thënë agjensisë së lajmeve Reuters në qershor se ishin torturuar për faktin se janë homoseksualë. Autoritetet çeçene i kanë mohuar akuzat.

Vizita e sekretarit Xhonsonit vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës janë të tensionuara për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj Ukrainës dhe Sirisë, si dhe nga akuzat, të cilat Rusia i mohon në mënyrë kategorike, se Moska ka ndërhyrë në politikën e vendeve të ndryshme evropiane duke mbështetur sulmet kibernetike dhe fushata dezinformimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG