Presidenti i Federatës Myslimano-Kroate të Bosnje-Hercegovinës është akuzuar me shpërdorim posti, pasi thuhet se ka dhënë falje për kriminelë.
Prokurorët thonë se Zivko Budimir ka falur në mënyrë të paligjshme 27 vetë, ndër të cilët ka vrasës, trafikantë droge dhe të dënuar për evazion fiskal.
Zoti Budimir, i cili u arrestua këtë vit dhe u lirua më pas, i ka hedhur poshtë akuzat.
Bosnja përbëhet nga Federata Myslimano-Kroate dhe Republika Serbe, dy njësi të dala nga lufta civile që përfundoi në vitin 1995. Secila njësi ka qeverinë e saj administrative dhe vendi administrohet nga një qeveri e dobët qëndrore.
Perëndimi thotë se kjo marrëveshje si dhe tensionet etnike që ziejnë në vend, janë bërë pengesë për investimet dhe integrimin e plotë të Bosnjes në Evropë.