Lidhje

SHBA pezullojnë kompaninë BP nga pjesmarrja në kontratat qeveritare


Ky vendim erdhi si përgjigje ndaj mënyrës se si veproi kjo kompani në vitin 2010 kur një prej platformave të saj shpërtheu në Gjirin e Meksikës

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar kompaninë e naftës British Petrolium nga e drejta për të marrë pjesë në tenderat për kontrata federale. Ky vendim erdhi si përgjigje ndaj mënyrës se si veproi kjo kompani gjatë katastrofës së viti 2010 kur një prej platformave të saj për kërkimin e naftës në det, shpërtheu në Gjirin e Meksikës.

Ndalimi për pjesmarrjen në tenderat e kontratave qeveritare vjen dy javë mbasi British Petrolium ra dakort të paguajë një shumë prej 4.5 miliardë dollarësh për të zgjidhur akuzat penale që ishin ngritur ndaj kësaj kompanie.

Sipas kësaj marrëveshjeje, BP do të pranojë fajësinë për 11 akzuat e ngritura për sjellje jo të përgjegjshme ndaj vdekjes së 11 punonjësve të saj dy vjet më parë.

Dy menaxherë veteranë të platformës së British Petroliumit të akuzuar për vrasje, nuk pranuan akuzën përpara gjykatës ditën e djeshme. Njëri prej tyre Robert Kaluza foli me gazetarët mbasi u largua nga gjykata:

“Mendoj për tragjedinë e platformës “Deepwater Horizon” çdo ditë. Por nuk e shkaktova unë tragjedinë. Jam i pafajshëm. Kam vendosur besimin, reputacionin dhe të ardhmen time në duart e gjykatësit dhe jurisë”.

Edhe një ish drejtues i BP nuk e pranoi akuzën që ka gënjyer në dëshminë përpara kongresit.

Kompania British Petrolium gjithashtu përballet me një sërë padishë civile që mund të rezultojnë në pagesa miliardë dollarëshe në të ardhmen, nëse kjo kompani shpallet fajtore edhe për neglizhencë.

XS
SM
MD
LG