Lidhje

Ish-presidenti i Brazilit i dyshuar për korrupsion


Policia braziliane mori sot ish-presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva dhe dy djemtë e tij në pyetje dhe kontrolloi disa shtëpi dhe ndërtesa të tjera të lidhura me familjen e tij, duke e përfshirë figurën më të njohur politike të vendit, edhe më shumë në një rast masiv korrupsioni, që ka në qendër gjigandin e naftës Petrobras.

Policia shkoi në orët e para të mëngjesit në adresat e banesave të Silvas, përfshirë banesën e tij pranë Sao Paolos dhe Institutin Lula, organizata e tij jofitimprurëse, tha policia në një konferencë për shtyp në qytetin jugor të Curitibës, ku është përqendruar hetimin për Petrobras.

Me një urdhër që e detyronte Silvan t’u përfgjigjej pyetjeve në hetim, ai u dërgua në stacionin e policisë federale në aeroportin e Congonhas në Sao Paolo.

“Askush nuk ka imunitet nga hetimi në kërë vend”. Tha prokurori Carlos Fernando dos Santos Lima.

Lima dhe zyrtarët e policisë dhe taksave thanë se po hetojnë pagesat prej 8.12 milionë dollarësh për fjalime dhe donacione për Institutin Lula nga firma të mëdha ndërtimi, aktorë qendrorë në skemën e korrupsionit të Petrobas.

XS
SM
MD
LG