Prokurorët norvegjezë të çështjes gjyqësore kundër Anders Breivik, i cili ka pranuar kryerjen e vrasjes së shumëfishtë, thonë se duan që ai t'i nënshtrohet trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në vend të burgut.
Por, nëse gjykata vendos që Breivik është fajtor, prokurorët kërkuan një dënim maksimal prej 21 vjetësh në burg, një periudhë që mund të zgjatet për aq kohë sa Breivik konsiderohet një rrezik për shoqërinë.
Anders Breivik i është nënshtruar dy vlerësimeve psikiatrike, një prej të cilave e ka deklaruar atë mendërisht të paaftë ndërsa sipas tjetrit ai është i shëndetshëm.
I akuzuari Breivik pranon të vrarë 77 njerëz korrikun e kaluar, gjatë sulmeve mbi një ndërtesë qeveritare në Oslo dhe kundër një kampi politik të të rinjve. Ai tha se po vepronte për të luftuar multikulturalizmin në Norvegji dhe atë që ai e sheh si një pushtim musliman të Evropës.