Lidhje

Brexit, Kryeministrja May për një përpjekje të katërt në parlamentin britanik


Kryeministrja britanike, Theresa May hodhi të shtunën idenë e një përpjekjeje të katërt për të siguruar një marrëveshje për Brexit-in, përmes parlamentit, e përballur me rrezikun në rritje të një daljeje kaotike pa marrëveshje, në më pak se dy javë.

Ligjvënësit britanikë hodhën poshtë për herë të tretë marrëveshjen e Kryeministres May për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Evropian duke krijuar paqartësi të mëdha mbi këtë proces. Votimi përkon me ditën kur ishte paracaktuar shkëputja, përpara se BE-ja të vendoste për një afat të dytë.

Vendimi për të refuzuar një variant të reduktuar ndjeshëm të planit për shkëputje të zonjës May ka krijuar paqartësi rreth asaj se si, kur, madje edhe nëse Britania do të largohet nga BE-ja. Votimi i së premtes e ka futur krizën tre vjeçare për shkëputje nga BE-ja në një pasiguri më të thellë.

Të shtunën kryetari i Partisë Konservatore i tha BBC-së se mënyra më e mirë për të respektuar referendumin do të ishte të paraqitej një marrëveshje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG