Lidhje

Adoleshentja pakistaneze shfaq përmirësim shëndetësor


Mjekët britanik që po mjekojnë një vajzë nga Pakistani që u qëllua nga talebanët thanë se ajo ishte në gjendje të ngrihej në këmbë me ndihmë për herë të parë dhe gjithashtu edhe të shkruante.

Por drejtori i spitalit Mbretëresha Elizabetë në Birmingam ku Malala Jusafzai po mjekohet tha se ajo nuk është ende jashtë rrezikut. Mjekët janë ende të shqetësuar rreth mundësisë së një infeksioni nga plumbi që e ka goditur në kokë.

Stacioni televiziv ITV citon një zëdhënës të spitalit të ketë thënë se plumbi i ka dëmtuar vajzës trurin por nuk ka prekur mundësinë e tij për të funksionuar.

Në fillim të javës, adoleshentja u transferua nga Pakistani në Britani për mjekim. Zyrtarët e spitalit thane se familja e saj vazhdon të jetë në Pakistan.
XS
SM
MD
LG