Lidhje

Britanikët i japin lamtumirën e fundit Emi Uajthauzit


Britanikët i japin lamtumirën e fundit Emi Uajthauzit
Britanikët i japin lamtumirën e fundit Emi Uajthauzit

Familja e këngëtares britanike Amy Winehouse u mblodh sot për funeralin privat të artistes, e cila u gjet e vdekur të shtunën në shtëpinë e saj.

Rreth 150 miq dhe të afërm morën pjesë në ceremoninë mortore. Ceremonia për këngëtaren 27-vjeçare u drejtua nga një rabin, në përputhje me zakonet hebraike. Më pas, trupi i saj u dërgua nga të afërmit në një krematorium aty pranë.

Policia e Londrës tha dje se autopsia nuk arriti të përcaktojë shkakun e vdekjes së këngëtares.

Ekspertët do të kryejnë tani teste të toksikologjisë, rezultatet e të cilave mund të kërkojnë disa javë.

Amy Winehouse u bë e famshme në vitin 2006 me albumin e saj Back to Black që fitoi Çmimin Grammy. Por jeta e saj u komplikua nga përdorimi i drogës dhe i alkoholit, megjithëse kritika e vlerësonte atë si një këngëtare të shquar të muzikës bluz dhe xhaz.

XS
SM
MD
LG