Lidhje

Qyteti Studenti gati për vitin e ri akademik


Këtë vit 11 universitetet publike të Shqipërisë po pranojnë 27 mijë e 650 studentë të rinj.

Qyteti Studenti në periferi të Tiranës po bën përgatitjet e fundit teknike në prag të vitit të ri akademik. Ai do të mirëpresë rreth 7 mijë studentë, nga të cilët rreth 1 mijë e 800 vijnë për herë të parë në mjediset universitare për të nisur studimet e larta.



Drejtori i qytezës studentore, Bujar Brovina, thotë se “kërkesat për strehim janë në rritje dhe pas disa ditësh nisin regjistrimet e banorëve, ndërsa investimet në fjetina kryhen pikërisht me pagesat që bëjnë studentët vit pas viti dhe që mesatarisht shkojnë vetëm një euro në ditë”.

Raporti i banorëve 7 vajza dhe 3 djem studentë vjen prej faktit që zona ka siguri të lartë nga qendra policore. Janë duke u kryer punime të shumta për të përmirësuar kushtet e jetetsës, në një qytezë ku është lënë mënjanë higjena kolektive dhe çdo pajisje është individuale brenda dhomave ku jetojnë vetëm 2 deri në 3 persona.

Internet falas dhe salla komode studimi ka në çdo fjetinë ndërsa pastërtia në rrugë e sheshe është e siguruar. Qyteti Studenti është një sipërmarrje me vetëfinancim, por në gjysmën e buxhetit subvencionohet nga qeveria për pagesat e energjisë, ujit, dhe pagat e punonjësve.

Këtë vit 11 universitetet publike të Shqipërisë po pranojnë 27 mijë e 650 studentë të rinj. Sipas ministrisë së arsimit, rreth 70 për qind e maturantëve do të ndjekin universitetin. Edhe studimet pasuniversitare janë rritur me 10 për qind. Maturantët garuan në 306 programe studimi. Shumica e degëve janë afër tregut të punës; shkencat teknike dhe natyrore zënë 1 të tretën e kuotave të reja, ose 4 mijë e 700 studentë. Ndërsa vendin e dytë e zënë gjuhët e huaja, kryesisht anglishtja, me rreth 10 për qind të kuotave të reja, ose 2 mijë e 500 studentë. Qeveria hodhi poshtë kërkesat e disa universiteteve që të dyfishohen tarifat e shërbimeve, madje vendimi i fundit ishte që jo vetëm nuk do të dyfishohen por as nuk do të ndryshojnë.
XS
SM
MD
LG