Lidhje

Bruksel: Takim i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE-së dhe Shqipërisë


Në Bruksel, Komisioneri europian për Zgjerimin Stefan Fyle deklaroi sot se përmbushja e të gjitha pikave të marrëveshjes së nëntorit mes dy forcave kryesore politike shqiptare është kusht që Shqipëria të kalojë në një nivel tjetër në procesin e integrimit. Këto komente komisioneri Fyle i bëri në përfundim të takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, forumi më i lartë ku përfaqësohen të gjitha vendet anëtare. Ndërsa ka shprehur shqetësim për mospërfundimin në afat të reformës zgjedhore, komisioneri Fyle e cilësoi jashtëzakonisht të rëndësishme që e gjithë paketa e reformave të mbyllet para nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit.

XS
SM
MD
LG