Lidhje

Belgjikë, 12 të dyshuar për terrorizëm


Policia belge arrestoi 12 të dyshuar për terrorizëm në një operacion bastisjesh gjatë natës ndërmjet të premtes dhe të shtunës.

Zyra e prokurorit federal tha se policia bastisi dhjetëra shtëpi në 16 komuna, kryesisht përreth Brukselit, ndërsa mori në pyetje mbi 40 persona. Dymbëdhjetë prej tyre janë arrestuar.

Sipas autoriteteve belge, bastisjet përfunduan pa ndonjë incident.

Belgjika është ende nën alarm pas sulmeve të muajit mars në aeroportin dhe metronë e Brukselit që lanë pas vetes 32 të vrarë.

XS
SM
MD
LG