Lidhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë


Shkak u bënë protestat e ditëve të fundit ndaj rritjes së energjisë elektrike

Kryeministri i Bullgarisë Boiko Borisov njoftoi dorëheqjen, pas disa ditë protestash kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike. Zoti Borisov tha sot se ai do t’ja lerë në dorë pushtetin popullit dhe se nuk do të bëhet pjesë e një qeverie të përkohëshme. Ai nuk tha në se dorëheqja e tij do të ndikojë tek data e zgjedhjeve që janë në plan të mbahen në korrik.

Zoti Borisov është përpjekur ta përmbajë pakënaqësinë e përgjithshme që është shfaqur këtë javë në Bullgari lidhur me koston e lartë të energjisë elektrike, duke pushuar nga puna ministrin e financave dhe duke u zotuar se do të marrë masa të rrepta ndaj firmave të huaja. Por kjo nuk i ndali protestat.

Sipas njoftimeve, rreth 25 persona janë arrestuan në përleshjet me policinë në kryeqytetin e vendit, Sofie, gjatë dy ditëve të fundit. Bullgaria është vendi më i varfër i Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG