Lidhje

Nikki Haley largohet si ambasadore në OKB


Presidenti i SHBA, Donald Trump pranoi dorëheqjen e ambasadores amerikane në OKB Nikki Haley.

Ata u takuan në Zyrën Ovale dhe bënë komente për gazetarët.

Presidenti Trump tha se zonja Haley kishte shprehur dëshirën për t'u larguar rreth 6 muaj më parë dhe shtoi se ajo do të shkëputet në fund të këtij viti.

Presidenti Trump tha se zonja Haley ka qenë "mjaft e veçantë" për të dhe ka bërë "një punë fantastike."

Ambasadorja Haley tha se nuk dëshironte të thoshte se me se do të merrej pasi të largohej nga detyra në OKB si dhe nuk ka ndërmend të kandidojë në garën e ardhshme presidenciale.

Në komentet për gazetarët ajo tha se "ndonjëherë është mirë të largohesh për t'u hapur rrugën të tjerëve".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG