Lidhje

Shqetësim pas rënies së madhe të aksioneve


: Shqetësim pas rënies së madhe të aksioneve

TEASER: Indeksi Dow Jones në bursën amerikane humbi dje 4.6% të vlerës.

INTRO: Analistët e tregut po ndjekin me vëmendje nëse bursa amerikane do ta rimarrë veten sot, pasi dje shënoi një rënie të ndjeshme. Indeksi industrial Dow Jones humbi 4.6 % të vlerës. Ndërkaq, ulja e papunësisë dhe ngritja e pagave po shtojnë shqetësimet se ekonomia amerikane mund të përballet me inflacion më të madh:

Disa ekspertë financiarë paralajmërojnë investitorët që të tregohen të matur në reagimin e tyre ndaj rënies:

“I këshilloj të marrin frymë thellë dhe të mos bëjnë gabimin që të ndërmarrin veprime, pasi zakonisht do të ndërmarrin veprimet e gabuara. Gjithmonë u them njerëzve të hyjnë në internet dhe të kontrollojnë sa ishte indeksi Dow Jones ditën që ata lindën, do ta shohin se ishte shumë më i ulët se është tani. Veprim i mençur do të ishte ai që bëjnë shumë njerëz: vazhdojnë të investojnë çdo muaj përmes fondit të pensioneve. Kur tregu bie, na jepet mundësia të blejmë më shumë aksione pasi janë me çmim me të ulët,” thotë analisti James McBride.

Rënia e indeksit Dow Jones dje pason një raport të fundit për përmirësime në situatën e punësimit, sipas të cilit ekonomia amerikane hapi 200 mijë vende të reja pune dhe rritja e pagave vazhdon me ritmet më të shpejta në 10 vjet.

Bursa amerikane ka humbur afro 1 trilion dollarë që të premten.

Analistët thonë se një rënie e tillë mund të përbëjë problem për Presidentin Trump, i cili në analizën e tij ekonomike gjithmonë vë në dukje rritjen e tregut të aksioneve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG