Lidhje

Greqi: Arrihet marrëveshja për shkurtimet buxhetore


Nëse kjo paketë masash do të miratohet edhe nga institucionet ndërkombëtare, Greqia do të marrë një paketë ndihme prej 31 miliardë dollarësh

Në Greqi, krerët e koalicionit qeverisës u takuan sot në Athinë për të dikutuar rreth projektligjit për shkurtimet e mëtejshme financiare. Institucione ndërkombëtare të cilët po ndihmojnë Greqinë, kërkojnë një paketë shkurtimesh prej afro 15 miliardë dollarë, si garanci për dhënien e këstit të rradhës prej 31 miliardë dollarë.


“Ramë dakort për elementët bazë të marrëveshjes.”

Kështu është shprehur menjëherë mbas takimit të krerëve të koalicionit qeverisës në Greqi, ministri i financave Yannis Stornaras në lidhje me një paket masash shtrënguese që qeveria greke duhet të ndërrmarrë për të marrë këstin e rradhës nga institucionet ndërkombëtare.

Zoti Stournaras tha se takimet e mëtejshme do të zhvillohen ditën e hënë me përfaqësuesit e kreditorëve ndërkombëtarë, të cilët do të thonë edhe fjalën e fundit në lidhje me shkurtimet buxhetore.

Sipas tij, diskutimet e kryeministrit Samaras me kryetarin e partisë së majtë Demokratike zotin Kouvaras dhe zotin Venizelos të Pasokut, rezultuan në një marrëveshje për shkurtime deri në 14.8 miliardë dollarë për vitin buxhetor 2013- 2014.

Takimi i sotëm vjen mbas protestës së djeshme të 50 mijë punonjësve grekë nëpër rrugët e Athinës e cila përfundoi në përleshje mes të rinjëve anarkistë dhe policisë.

Ndërsa qeveria greke është mbërthyer nga protestat publike, udhëheqësit ndërkombëtarë që kanë mbështetur ekonominë greke që nga viti 2010, po ushtrojnë presion mbi të.

Spiros Ekonomides punon në Universitetin ekonomik të Londrës.

“Nëse trysnia popullore rritet, atëher kjo mund të çojë në thirrjen për zgjedhje të parakohëshme, të cilat do të çonin në krijimin e një qeveria të re, që ka të ngjarë të drejtohet nga partia më e madhe e opozitës. Kjo parti e ka bërë të qartë: Nëse vijmë në pushtet, do të lëmë Eurozonën dhe do t’i kthehemi dhrahmisë, gjë e cila sipas mendimit tim, do të ishte katastrofa më e madhe për Greqinë në këto momente”.

Masat e reja shtrënguese parashikojnë shkurtime të mëtejshme të pensioneve dhe pagave, si dhe rritjen e moshës së pensionit nga 65 në 67 vjeç.

Nëse kjo paketë masash do të miratohet edhe nga zyrtarët e institucioneve ndërkombëtare, atëherë Greqia do të marrë një paketë ndihme prej 31 miliardë dollarësh, mbas mesit të muajit tetor.

XS
SM
MD
LG