Lidhje

Tiranë: Qeveria miratoi ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit


Qeveria Rama miratoi sot disa shtesa më ligjin për policinë e shtetit, të cilat konfigurojnë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si një strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit.

Projekt-ligji i miratuar sot parashikon se kjo byro hetimi do të ndjekë 9 lloje korrupsioni objekt i Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Byroja Federale e Hetimeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:37 0:00

Varianti i miratuar sot nga qeveria thotë se organizimi dhe funksionimi i byrosë hetuese përcaktohet nga ministri për rendin dhe sigurinë, me propozimin e drejtorit të policisë së shtetit, ndërsa veprimtaria e saj drejtohet dhe kontrollohet nga prokurori.

Drejtori i Byrosë së Hetimit, sipas projektit të ri, emërohet nga radhët e policisë së shtetit, prej ministrit për rendin dhe sigurinë publike, me propozimin e drejtorit të policisë së shtetit dhe pëlqimin e prokurorit të përgjithshëm.

Opozita tha se qeveria është përpjekur të bëjë lojëra politike me byronë e hetimeve si bëri me reformën në drejtësi. Partia Demokratike dha kohë më parë mirëkuptimin për ngritjen e kësaj byroje hetimore.

Kryetari i saj Lulzim Basha, deklaroi sot që nëse varianti i miratuar nga qeveria plotëson kriteret e Komisionit të Venecias, deputetët e opozitës janë gati ta miratojnë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ai theksoi se “qeveria e mbajti në sirtar këtë ligj për një kohë të gjatë e ndërkohë erdhën komentet nga Komisioni i Venecias dhe duhet parë nëse varianti i miratuar përputhet me to.

Projekt-ligji vëren se prokurori është autoriteti përgjegjës vendimmarrës në lidhje me hetimet e Byrosë së Hetimit.

Prokurori i Përgjithshëm cakton një ose disa prokurorë të prokurorisë së shkallës së parë për krimet e rënda për të shërbyer me kohë të plotë si prokuror në këtë byro. Prokurori i Përgjithshëm cakton prokurorin e vetëm ose njërin prej tyre, që të shërbejë si drejtues i grupit të prokurorëve në Byronë e Hetimit, theksohet në projekt-ligj.

Në të thuhet se Byroja e hetimeve është shërbim i Policisë Gjyqësore, punonjësit e saj janë oficerë dhe agjentë të Policisë Gjyqësore dhe se drejtori i Byrosë është drejtues i këtij shërbimi të Policisë Gjyqësore.

Pranë Byrosë do të funksionojë Komisioni i Pavarur i Rishikimit, me ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Komisioni i Pavarur i Rishikimit do të vëzhgojë procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë.

XS
SM
MD
LG