Lidhje

Vazhdojnë zjarret e fuqishme në Kaliforni


Zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarret e fuqishme që kanë përfshirë pjesën jugore të Kalifornisë, përfshirë dhe një vatër të re që po përhapet me shpejtësi në veri të San Diegos.

Sipas zyrtarëve, gjatë pesë ditëve të fundit, zjarret kanë shkatërruar të paktën 500 ndërtesa dhe kanë detyruar rreth 190 mijë persona të evakuohen.

Më shumë se 5700 zjarrfikës, të ndihmuar nga helikopterë, po hedhin ujë me qëllimin për të ngadalësuar përhapjen e gjashtë vatrave të mëdha të zjarrit dhe të tjera më të vogla që kanë shpërthyer prej ditës së hënë.

Përhapja e zjarrit, që ndihmohet dhe nga erërat e fuqishme e të thata, po shkrumbojnë zonat përgjatë bregdetit të Paqësorit nga Los Anxhelosi në Santa Barbara, më shumë se 170 kilometra në veri.

Vatra më e madhe e zjarrit dhe më shkatërruese ka përfshirë zonën rreth 90 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Los Anxhelosit. Ajo është rritur në më shumë se 466 kilometra katrorë dhe ka shkatërruar rreth 430 ndërtesa. Megjithatë zjarrfikësit kanë bërë përparime të mjaftueshme kundër zjarreve në zonën e Los Anxhelos-it duke hequr urdhrat e evakuimit në pjesën më të madhe të zonës së prekur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG