Lidhje

Zjarri i Kalifornisë, i treti më i fuqishmi në historinë e këtij shteti


Një zjarr masiv që shkatërroi zonën përreth Los Anxhelesit të Kalifornisë, po konsiderohet i treti më i fuqishmi në historinë e këtij shteti duke djegur mbi 800 hektarë më shumë sesa një zjarr shkatërrimtar në vitin 2013 në këtë shtet.

Zyrtarët e ndërhyrjes së shpejtë thonë se rreth 8 mijë zjarrfikës nga mbi 10 shtete janë në Kaliforni për të ndihmuar në fashitjen e flakëve me ndihmën e helikopterëve dhe buldozerëve.

Kostoja e operacionit vlerësohet të jetë afro 89 milionë dollarë.

Zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve thanë të shtunën se zjarri që filloi në fillim të dhjetorit, ka djegur tani afro 105 mijë hectare, një sipërfaqe më e madhe se disa qytete. Mendohet që zjarri është vënë nën kontroll në masën 40 për qind, por zyrtarët thonë se 18 mijë struktura janë të rrezikuara dhe erërat e forta mund të rigjallërojnë flake të reja.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG