Lidhje

Kaliforni: I nxehti rekord shkakton zjarre të shumta


Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarret pyjore në shtetin e Kalifornisë, në një kohë kur temperaturat kanë thyer rekorde në atë shtet perëndimor.

Temperatura e së shtunës 35 gradë Celsius në Los Anxhelos, në Kaliforninë jugore, theu një rekord 131-vjeçar të vendosur në 1886.

Shërbimi Kombëtar Metereologjik tha se vala e të nxehtit është rezultat i “sistemit të fortë të presionit të lartë të përqendruar mbi pjesën jugperëndimore të shkretëtirës”.

Zyrtarët thonë se vetëm 10 për qind e një zjarri që ka përfshirë 7 mijë e 689 hektarë në pjesën veriore të Santa Barbaras, është vënë nën kontroll.

Temperaturat e larta dhe zjarret e shumta, pasojnë fundit e një thatësire pesëvjeçare në atë shtet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG