Lidhje

Evakuime të reja nga zjarret në Kaliforni


Në distriktin e Santa Barbaras në Kaliforninë Jugore, u udhëruan evakuime të reja të dielën ndërsa zjarri më masiv që po ndodh aktualisht në shtet, po kërcënonte një numër qytetesh bregdetare.

Banorët e Karpinterisë dhe Montecitos u urdhëruan të evakuoheshin të dielën herët ndërsa zjarri u përhap drejt qytetit të Santa Barbarës, rreth 160 kilometra në perëndim të Los Anxhelesit.

Mbi 88 mijë vetë janë evakuuar për shkak të zjarrit, që agjencia shtetërore e zjarrfikësve, ishte vënë 15 për qind nën kontroll deri të shtunën në darkë.

Afro gjashtë zjarre kanë përfshirë Kaliforninë Jugore gjatë javës së kaluar, duke djegur mbi 670 kilometra katrorë që nga e hëna.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG