Lidhje

Fermerët premtojnë se do të rindërtojnë vreshtaritë në Kaliforni


Përgjatë Kalifornisë Veriore, ku zjarret po digjen prej mëse një jave duke u marrë jetën të paktën 36 njerëzve dhe shkatërruar rreth 6 mijë ndërtesa, banorët po analizojnë ato që kanë humbur dhe ato që u kanë mbetur.

Shumë prej tyre ndihen me fat që kanë shpëtuar. Në një rast, zjarri shkatërroi një vreshtë rushi dhe punishte vere, duke lënë të paprekur karriget ku njerëzit shkojnë për të provuar verën. Pierre Birebent, prodhues vere prej 20 vitesh thotë se ndihet me fat.

Kur zjarri zbriti në vreshtat e tij në “Silverado Trail”, arteria kryesore e fushës Napa që njiher për prodhimin e verës, Bierbent kapi një zorrë uji dhe u përpoq të luftonte flakët. Ai e humbi betejën me zjarrin dhe thotë se “ishte njëlloj si të luftoje me një përbindësh”. Është ende herët të përllogariten humbjet në industrinë e verës në Kaliforninë Veriore. Zjarret ende digjen nëpër kodra ndërsa punonjësit përpiqen të vjelin sa më shpejt rrushin para se të dëmtohet nga tymi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG