Lidhje

Kryeministri Cameron viziton Parkun Olimpik


Kryeministri britanik tha se përparësia e tij kryesore është të sigurojë që Lojrat Olimpike të zhvillohen në masa të forta sigurie

Kryeministri britanik David Cameron bëri sot një vizitë të fundit në Parkun Olimpik, përpara se të ndjekë ceremoninë e hapjes ditën e nesërme, dhe tha se përparësia e tij kryesore ishte të siguronte që Lojrat Olimpike të zhvillohen në masa të forta sigurie.

Ai u tha gazetarëve se “shtatë vjetë me pritje, planifikimine, dhe ndërtime” janë duke përfunduar dhe se më në fund Olimpiket do të fillojnë nesër.

Zoti Cameron tha se prioriteti kryesor mbetet siguria e njerëzve. Ai tha se kishte drejtuar takime të rregullta mbi sigurinë, në periudhën përgatitore të Lojërave, dhe se ishte i kënaqur që të gjitha planet, duke përfshirë edhe planet e detajuara, kishin përfunduar. Ai tha se në Londër janë vendosur forca policore shtesë në tokë, në ajër dhe në ujërat e lumit Tamiz, të cilët mbështeten nga forca të armatosura më të mira në botë.

Kryeministri britanik e përshkroi këtë moment si të rëndësishëm për vendin, dhe tha se pjesëmarrja e gjerë popullore dhe entuziazmi i njerëzve, gjatë fazave përfundimtare të përgatitjeve për aktivitetin, ka bërë që Lojrat Olimpike 2012 të Londrës të jenë të mund të quhen të drejtuara nga njerëzit e jo nga shteti.
XS
SM
MD
LG