Lidhje

Irani: Kanadaja “është nën ndikimin e regjimit zionist”


Irani thotë se Kanadaja “është nën ndikimi e regjimit zionist”, pas vendimit të Otawës për ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit tha sot se vendi i tij do të japë një prëgjgije të përshtatshme, ndaj asaj që ai e cilësoi qeveria ekstremiste e Kanadasë. Por ministri iranian nuk dha hollësi lidhur me mënyrën e përgjigjes së Iranit.

Dje Kanadaja tha se po i ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke mbyllur ambasadën në Teheran dhe duke përzënë të gjithë diplomatët iranianë nga Kanadaja.

Ministri i Jashtëm kanadez John Baird tha dje se qeveria e tij “e konsideron qeverinë e Iranit si kërcënimin më të madh ndaj paqes globale dhe sigurisë sot në botë”. Zoti Baird dha disa arsye për këtë vendim, përfshirë programin bërthamor të Iranit, ndihmën ushtarake ndaj Sirisë dhe armiqësinë ndaj Izraelit. Ai tha gjithashtu se Irani është një shtet që sponsorizon terrorizmin.
XS
SM
MD
LG