Lidhje

Carrie Underwood hedh në treg albumin e ri "Blown Away"


Që kur fitoi programin “American Idol” në vitin 2005, Carrie Underwood ka shitur 14 milion albume. Por suksesi i saj vazhdon edhe me albumin e saj të fundit “Blown Away”. Albumi i ri i Carrie Underwood me titull “Blown Away” renditet i pari në klasifikimin e albumeve të muzikës kantri.

please wait

No media source currently available

0:00 0:05:36 0:00
Direct link

Fituesja 5 herë e çmimeve Grammy, renditet e dyta ndër artistët e muzikës kantri në 47 vjet, për faktin që të katër albumet e fundit të saj kanë qenë në krye të klasifikimeve të kësaj muzike. Në fund të viti 2011, Miranda Lambert u rendit e para që arriti këtë rekord me albumin e saj të fundit, “Four the record”.

Mbas Carrie Underwood renditen Linda Ronstad dhe Faith Hill të tretat t cilat kanë nga tre albume country që janë renditur në vend të parë me tre albumet e tyre. Carrie ka bashkëpunuar për 8 nga 14 këngët , mes tyre edhe kënga me motive të Karaibeve, “One waty ticket”.

“Blown Away” është albumi i ri i Carriet që nga viti 2009. Që nga kjo kohë, ajo u martua me lojtarin e hokejit në akull Mike Fisher dhe të dy blenë një pronë në periferi të Nashvillit ku çifti ka në plan të ndërtojë shtëpinë e tyre të ëndrrave. Ajo ka nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme, dhe ka bashkëpunuar me artistë të njohur mes tyre Tony Bennet, Brandy Travis dhe Brad Paisley.

Në albumin e saj të fundit “Blown Away” përfshihen këngë me tematikë të ndryshme, nga dashuria dhe besimi tek tradhëtia, nga abuzimi me fëmijët dhe humbjet e njerëzve të dashur tek sëmundja e Alzajmerit.

Në 21 qershor Carrie Underwood do të interpretojë në Royal Albert Hall në Londër. Ndërkohë që ajo do të ketë edhe turneun e parë në Australia, ajo ka planifikuar rreth 50 koncerte për në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti.
Ndjekim Carrie Underwood me këngën “Good Girl”.
XS
SM
MD
LG