Lidhje

Katalonjasit kërkojnë pavarësinë


Warga Barcelona pendukung otonomi Catalonia ikut mengibarkan bendera Catalonia.
Warga Barcelona pendukung otonomi Catalonia ikut mengibarkan bendera Catalonia.

Megjithëse ndjenjat krahinore kanë ekzistuar prej shekujsh, duket se kriza ekonomike po shtyn lëvizjen

Ndërsa Katalonja festoi ditën e saj kombëtare të martën (11 shtator), një fshat i vogël i quajtur Sant Pere del Torello kohët e fundit e shpalli veten '"territor i lirë katalanas".

Banorët e tij shpresojnë që fshatra të tjera do të ndjekin shembullin e tyre në mënyrë që tërë rajoni mund të bëhet një shtet i pavarur brenda Bashkimit Evropian.


Përveç flamujve të varur në shumë ballkone, fshati, i fshehur në mjegullën e luginës e Ges në veri-lindje të Spanjës, do të dukej si çdo fshat tjetër në Spanjë. Por flamuri zyrtar katalanjas 'La Senyera' me vija të verdha dhe të kuqe dhe ai jo zyrtar ‘La Estelada', shihen kudo, ndërsa flamuri spanjoll është zhdukur.

Ndjenjat krahinore kanë ekzistuar për shekuj me radhë, por tani janë forcuar për shkak të krizës ekonomike.

Katalonja gjeneron rreth një të pestën e prodhimit ekonomik të Spanjës. Ai është rajoni më i madh i Spanjës nisur nga produkti i brendshëm bruto, por ka gjithashtu edhe borxhin më të lartë. Javën e kaluar, qeveria rajonale kërkoi gati pesë miliard euro fonde shtetërore.

Shumë katalanjas besojnë se pozita ekonomike dhe fiskale e rajonit do të jetë shumë më e mirë në qoftë se rajoni do të kishte agjencinë e vet të taksave, që shpreson ta krijojë në të ardhmen.
Referendume jo-detyruese lidhur me pavarësinë janë mbajtur që nga viti 2009 në më shumë se 200 qytete në të gjithë rajonin.

Në Sant Pere del Torello, një fshat me 2.500 banorë, referendumi i fundit kishte një mbështetje prej 96 përqind të votuesve për pavarësinë.

Kryetari i bashkisë së Sant Pere del Torellos, Jordi Fabrega ishte pas shpalljes së pavarësisë më 3 shtator.
Ai thotë se shumica e problemeve së Katalonjës do të mund të zgjidhen me pavarësinë:

"Ne e kuptojmë, Katalonja është në një situatë emergjente kombëtare. Dhe në një situatë të tillë, duhet të dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe si të reagojmë. Qeveria, parlamenti dhe të gjitha partitë politike në Katalonjë duhet të reagojnë. Nga pikëpamja jonë, problemet në Katalonjë, ose të paktën një pjesë e madhe e tyre, mund të zgjidhet me pavarësinë. "Sepse ne pastaj do të bëjë politikat tona, shteti qendror nuk do të veprojë në emrin tonë, dhe do të kemi qasje në burimet tona ekonomike për të përballuar problemet që rezultojnë nga kriza ".

Sondazhet e fundit të kryera nga Qendra për Studime të Opinionit Katalanas kanë treguar se një 51,1 përqind e popullsisë katalanase tani mbështet pavarësinë dhe vetëm 21,1 përqind nuk e mbëshesin.

Rajoni kontribuon gati 16 miliard euro në vit, por shumë besojnë se kjo sasi është e ekzagjeruar.

"Disa gjëra që kemi arritur pas një jete të tërë pune po na i marrin. Kjo është grabitje, dhe jam shumë e zemëruar për këtë. Mendoj se kjo nuk ndodh askund tjetër, vetëm këtu”, thotë Dolors, e cila ka jetuar gjithë jetën në Sant Pere de Torello.

Por problemet e rajonit shkojnë përtej identitetit të ekonomisë.
Katalanjasit kanë një ndjenjë të fortë identiteti dhe tradita të ndryshme nga pjesë të tjera të Spanjës. Ata gjithashtu kanë një gjuhë të ndryshme dhe një tjetër himn kombëtar.
Të gjitha këto veçori u shtypën për 40 vjet nën diktaturën e Francisco Francos (1939-1975).
Jordina, nënë e tre fëmijëve, thotë se dëshira e saj për pavarësi ishte aty edhe përpara krizës:

"Ka shumë njerëz, si unë, të cilët ndihen se duhet të jemi të pavarur për shkak të identitetit tonë dhe sulmeve që kemi vuajtur. Na është dashur të mbrojmë kulturën, gjuhën, fakti që konsiderohemi të pasjellshëm nëse flasim gjuhën tone edhe pse jemi shumë të sjellshëm kur përgjigjemi. Kjo do të ndryshojë në qoftë se do të kemi shtetin tonë. Por jam natyrisht e shqetësuar edhe për gjendjen tonë ekonomike ".

Sant Pere de Torello ka frymëzuar fshatra të tjera në zonë dhe disa kanë ndërmarrë hapa të njëjtë dhe kanë shpalosur parulla që shkruajnë "Katalonja, shteti i ri i Evropës".

Nëse fshatra të tjera na ndjekin, do të jemi më të fortë për të kërkuar atë që duam. Sepse jemi të lodhur nga qeveria qendrore që bën c’të dojë me ne. Duhet të jemi praktikë, " thotë Ramon, një burrë 87 vjeçar.
XS
SM
MD
LG