Lidhje

Burgosen 9 ish udhëheqës të Katalonjës


Një gjykatës në Spanjë urdhëroi sot qëndrimin në burg të 9 ish udhëheqësve të Katalonjës ndërsa hetimet ndaj tyre vazhdojnë në akuzat për rebelim, nxitje dhe shkëputje të rajonit nga Spanja.

Më pas gjykatësi vendosi vetëm për njerin prej tyre që të ndiqet në liri, pas pagimit të një garancie prej 58.300 dollarësh.

Udhëheqësi i shkarkuar i Katalonjës Calers Puigdemont nuk ishte mes të arrestuarve në gjykatës e Madritit. Një prokuror spanjoll ka kërkuar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij, meqë nuk iu bind urdhërit për t'u paraqitur në gjykatë.

Zoti Puigdemont i ka hedhur poshtë gjithë akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht dhe tha se do të kthehej në Spanjë, vetëm në se merr garanci për një proces ligjor të lirë e të drejtë.

Prokurorët kanë ngritur akuza ndaj 14 udhëheqësve katalonas , mes tyre zoti Puigdemont dhe zëvendësi i tij, Oriol Junqueras.

Qeveria e Spanjës mori kontrollin e Katalonjës javën e kaluar dhe e shpërndau parlamentin rajonal, si përgjigje ndaj refendumit për pavarësi të 1 tetorit, që u pasua me shpalljen e pavarësisë nga ligjvënësit katalonas.

Banorët e Katalonjës janë të ndarë rreth pavarësisë. Ata që morrën pjesë në referendum zgjodhën pavarësinë, por kundërshtarët e bojkotuan votimin, ndërsa Madriti e shpalli të paligjshëm.

Vendimi i Spanjës javën e kaluar për heqjen e autonomisë ndaj Katalonjës, po ashtu kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këtë rajon në dhjetor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG