Udhëheqësi i përmbysur i Katalonias, Carles Puigdemont dhe katër ish-ministra u dorëzuan të dielën në Bruksel, pasi Spanja nxorri një urdhër arresti për ta.
Zoti Puigdemont kishte thënë dje se do të bashkëpunonte me zyrtarët në Bruksel, duke shkruar në Twitter. "Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me drejtësinë belge, pas urdhrit evropian të arrestit, që ka lëshuar Spanja”.
Një gjykatëse spanjolle e nxorri fletë-arrestin për zotin Puigdemont, një ditë pasi dha vendimin për burgosjen e nëntë anëtarëve të qeverisë separatiste të rajonit, në pritje të akuzave të mundshme mbi shpalljen e pavarësisë javën e kaluar. Një person më pas u la i lirë me kusht.
Facebook Forum