Lidhje

Kina njofton për një vdekje nga gripi i shpendëve


Media shtetërore kineze njoftoi se një tjetër person ka vdekur si pasojë e një varianti të ri të gripit të shpendëve që ka marrë deri tani jetën e 44 personave.

Agjencia Xinhua tha se një burrë 61 vjeçar nga province Hebei vdiq të hënën. Ai ishte prekur nga virusi H7N9 më 20 korrik.

Kina ka njoftuar 134 infeksione të virusit që kur u shfaq në mars. Kjo shifër përfshin një rast në provincën jugore Guangdong, që u përmend në raportin e Xinhuasë.

Pekini ka ndaluar përgjigjen emergjente ndaj virusit H7N9 i cili nuk është përhapur me shpejtësi dhe ka qënë kryesisht i izoluar në Kinën lindore. Vetëm një rast është njoftuar në Tajvan.

Varianti i ri i virusit ka qënë më vdekjeprurës sesa rastet e prekjes me virusin H5N1, që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 360 personave. Por ka shqetësime se virusi i ri mund të ndryshojë dhe të përhapet më me lehtësi.
XS
SM
MD
LG