Lidhje

Kina kundërshton kritikat e Sekretares Clinton


Zonja Clinton tha në takimin e Parisit se është e patolerueshme që Rusia dhe Kina vazhdojnë të pengojnë gjetjen e zgjidhjes paqësore në Siri

Kina ka hedhur poshtë kritikat nga Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton se Kina dhe Rusia po pengojnë përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Siri me mbështetjen që i japin Presidentit Bashar al-Asad.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Liu Weimin tha sot se komentet e zonjës Clinton janë “plotësisht të papranueshme”.

Ai tha se Kina ka mbështetje të gjerë në radhët e komunitetit ndërkombëtar për qëndrimin e saj ndaj Sirisë dhe se çdo përpjekje për të fajësuar Pekinin do të dështojë.

Në takimin e djeshëm në mbështetje të kundërshtarëve të Presidentit Asad, zonja Clinton tha se është e patolerueshme që Rusia dhe Kina vazhdojnë të pengojnë gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për krizën në Siri.

Ajo i akuzoi Moskën dhe Pekinin se me mbështetjen që i japin Presidentit Asad po pengojnë përparimin në këtë çështje.
XS
SM
MD
LG