Lidhje

Parlamenti i Kinës me kryetar të ri


57 vjeçari Li do të udhëheqë ekonominë e vendit si dhe drejtimin e përditshëm të qeverisë kineze

Parlamenti i Kinës, ka zgjedhur Li Keqiang si kryetar të saj, ndërsa partia komuniste është në fazën finale të kalimit të pushtetit në gati një dekadë.

Siç pritej, Kongresi Kombëtar i Popullit zgjodhi sot thuajse njëzëri anglishtfolësin Li në vend të Wen Jiabao.

57 vjeçari do të udhëheqë ekonominë e vendit si dhe drejtimin e përditshëm të qeverisë kineze.

Parlamenti, i cili miraton gjithnjë vendimet e Partisë Komuniste, emëroi Xi Jipingun si president një ditë më parë, duke kompletuar zyrtarisht ngritjen e tij drejt postit më të lartë drejtues të Kinës.

Që kur erdhën në postet më të larta në parti dhe kongres në muajin nëntor, si zoti Li ashtu edhe zoti Jinping u zotuan që të riorganizojnë ekonominë e Kinës, të ulin ndotjen e mjedisit dhe të luftojnë korrupsionin. Pritet që ata të shërbejnë në detyrat e tyre për 10 vjet.
XS
SM
MD
LG