Lidhje

Anija kineze e hapësirës Shenzhou-9 me 3 astronautë në bord u kthye në Tokë


Të tre astronautët, mes tyre edhe një grua, femra e parë astronaute e Kinës, zbritën sot në rajonin fushor të Mongolisë

Anija kineze e hapësirës Shenzhou-9 me 3 astronautë në bord u kthye në Tokë, pas një misioni të suksesshëm gjatë të cilit u ankorua në mënyrë mekanike me një modulë orbitale të stacionit të hapësirës.

Të tre astronautët, mes tyre edhe një grua, femra e parë astronaute e Kinës, zbritën sot shëndoshë e mirë në rajonin fushor të Mongolisë. Gjatë misionit prej rreth dy javësh, ekuipazhi kreu ankorime automatike dhe mekanike, si dhe disa eksperimente në modulën e laboratorit hapësinor Tiangong.

Ankorimi mekanik është i nevojshëm në procesin e ndërtimit të një stacioni hapësinor, që Kina synon ta realizojë deri në vitin 2020. Ekipet e shpëtimit u mbodhon menjëherë rreth kapsulës, ndërsa televizionet e transmetuan drejtpërdrejt momentin e zbritjes.
XS
SM
MD
LG