Lidhje

Policia spanjolle zbulon një rrjet kriminal kinez


Mendohet se rrjeti dërgonte në mënyrë të paligjshme prodhime kineze në Spanjë, që më pas shpërndaheshin në të gjithë Evropën

Policia spanjolle thotë se ka zbuluar një rrjet kriminal kinez që dërgonte në mënyrë të paligjshme prodhime kineze në Spanjë që më pas shpërndaheshin në gjithë Evropën.

Shefi i policisë spanjolle Ignacio Cosido tha sot se autoritetet ndaluan 83 anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal në një bastisje banesash dhe zyrash në gjithë vendin një ditë më parë. Të dyshuarit përfshijnë 58 kinezë, 17 spanjollë dhe tetë qytetarë të kombësive të tjera.

Cosido tha se rreth 500 oficerë ishin përfshirë në atë që autoritetet e quajtën “operacioni Emperor” që kishte vënë kryesisht në shënjestër një zonë industriale në qytetin qendror të Fuenlabradës, pranë kryeqytetit Madrid. Në zonën Cobo Calleja ka qindra pika që shpërndajnë prodhime kineze, qendra më e mahdhe kineze e mallrave me shumicë në Evropë.

Shefi i policisë tha se autoritetet besojnë se ky grup kriminal fuste mallra kineze kontrabandë në Spanjë, duke iu shmangur taksave dhe duke transferuar ilegalisht disa nga fitimet në Kinë.
XS
SM
MD
LG