Lidhje

Christopher Tappin: Ekstradimi në Shtetet e Bashkuara është “një turp”


Christopher Tappin: Ekstradimi në Shtetet e Bashkuara është “një turp”
Christopher Tappin: Ekstradimi në Shtetet e Bashkuara është “një turp”

Një biznesmen britanik në pension i akuzuar për komplot për të transportuar pjesë raketash Iranit thotë se ekstradimi i tij në Shtetet e Bashkuara është “një turp”.

Para se Christopher Tappin të largohej nga Londra sot për të dale para një gjykate në El Paso të Teksasit, ai kritikoi qeverinë britanike për mos anulimin e marrëveshjes së ekstradimit me Shtetet e Bashkuara.

65 vjeçari ka mohuar t’I ketë shitur Iranit bateri për raketat tokë-ajër gjashtë vjet më parë.

Një marrëveshje e debatueshme amerikano-britanike lejoi që zoti Tappin të dërgohet në Shtetet e Bashkuara para një seance gjyqësore në Britani.

XS
SM
MD
LG