Agjencia amerikane e Zbulimit CIA, ka filluar një hetim të brendshëm lidhur me akuzat se oficerë të agjencisë, kanë përgjuar ndihmës të Kongresit, të cilët ishin të përfshirë në hetimet mbi programin e CIA të marrjes në pyetje të personave të dyshuar për aktivitete terroriste.
Senatorja demokrate Diane Feinstein i foli sot gazetarëve lidhur me hetimin nga inspektori i përgjithshëm të CIA-s, duke konfirmuar njoftime të mëparshme nga gazetat The New York Times dhe ato të kompanisë mediatike McClatchy.
Zonja Feinstein është Kryetare e Komisionit të Zbulimit të Senatit, që zhvilloi një hetim 4-vjeçar për programin e marrjes në pyetje dhe të ndalimit për terroristët, që tani nuk funksionon më dhe që filloi në periudhën e administrates së Presidentit Bush.
Sipas një marrëveshjeje mes Komisionit të Zbulimit të Senatit dhe CIA-s, kjo e fundit i kishte dhënë ndihmësve të Kongresit kompjutera, në mënyrë që ata të kishin mundësi të shihnin mijëra dokumente sekrete.
Oficerët e CIA-s thuhet se i kanë kontrolluar në mënyrë të pautorizuar kompjuterat, për të parë aktivitetin e ndihmësve, një veprim për të cilin ligjvënësit thonë se shkel marrëveshjen.
Drejtori i CIA-s, John Brennan bëri mbrëmë një deklaratë, ku theksonte se është tronditur thellë nga ato që ai i cilësoi si “akuza të pabaza” nga ligjvënësit.