Lidhje

Mbrëmje gala në Uashington, vëmendja tek vuajtjet e refugjatëve


Vuajtjet e refugjatëve, temë e një mbrëmjeje gala në Uashington
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:41 0:00

Refugees International, organizata që përpiqet të lehtësojë vuajtjet e njerëzve të zhvendosur nga konfliktet apo fatkeqësitë natyrore, tërhoqi përsëri mbrëmë vemendjen e donatorëve dhe të politikanëve për të ndihmuar. Në një mbrëmje gala në qendër të Uashingtonit, folën aktorë, ligjvënës dhe veprimtarë me njohje botërore. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ishte ndër folëset kryesore.

Vuajtjet e refugjatëve, temë e një mbrëmjeje gala në Uashington
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:41 0:00

Bota ndodhet në një krizë historike refugjatësh, me 65 milion njerëz të zhvendosur, numri më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky ishte vlerësimi i organizatës Refugees International, e cila vepron prej 38 vjetësh për të rritur ndjeshmërinë e atyre që kanë fuqinë dhe mjetet për të ndihmuar.

Vitin e kaluar, botës iu shtua një krizë e re refugjatësh, ajo e shkaktuar nga konflikti i përgjakshëm në Siri, që u shoqërua me imazhet tragjike të rënies së Alepos.

Një ndër folëset kryesore, ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, tha se pikërisht 18 vjet më parë, ajo vetë ishte një refugjate, e detyruar të zhvendosej si pjesë e fushatës së spastrimit etnik:

“Nuk do të harroj kurrë se si thërriste nëna ime: ‘Vlora, kujdesu për motrat dhe kurrë mos e harro vendlindjen. Sot, miliona refugjatë nga vende të ndryshme të botës janë të detyruar të jetojnë me të njëjtat fjalë në mendje: ‘Kurrë mos harroni se nga keni ardhur’”.

Zonja Çitaku tha se askush në botë nuk dëshiron të jetë refugjat dhe askush nuk zgjedh të jetë refugjat.

“Më kujtohet se si dola nga shtëpia me tre motrat e mija, duke mbajtur të voglën në krahë, pa e ditur se ku do të shkonim, pa adresë, të ndarë nga çdo gjë që njihnim dhe donim. Jetonim me frikë, por e mbanim veten me shpresën se një ditë do të ktheheshim në shtëpi.”

Ajo tha se kishte ardhur për të treguar jo se kishte qenë refugjate, por se kishte mundur të kthehej në shtëpi. Historia e Kosovës, tha zonja Çitaku, tregon se njerëzimi është i aftë të bëjë mrekullira.

“Por ndërsa politikanët kanë nevojë për kohë për t’u marrë me problemet e botës, ne të tjerët thjesht kemi nevojë të tregohemi humanë dhe bujarë”.

Në mbrëmjen gala, Mbretëresha Noor e Jordanisë prezantoi një grup vullnetarësh nga Siria të njohur si Helmetat e Bardha. Ajo tha se ata kishin shpëtuar mijëra jetë njerëzish, të bllokuar nën rrënojat e bombardimeve dhe se qindra prej tyre kishin humbur vetë jetën duke shpëtuar të tjerët.

Senatori amerikan Chris Murphy e quajti “shumë të rrezikshëm” vendimin e administratës që, siç tha ai, “u mbyll dyert refugjatëve për të ardhur në Shtetet e Bashkuara”. Kjo, tha ai, ndihmon përpjekjet e atyre që rekrutojnë terroristë.

Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kritikoi planet e administratës Trump për të shkurtuar në mënyrë masive fondet e ndihmave amerikane për jashtë. Kjo, tha zonja Pelosi, do të ketë një ndikim negativ mbi refugjatët.

Ishte ftuar të interpretonte edhe kitaristi i njohur nga Kosova, Taulant Mehmeti, i cili ka qenë vetë refugjat:

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të ndihmohen miliona fëmijët dhe njerëzit nëpër botë, të cilët janë refugjatë, pasi meritojnë të gjitha të drejtat si njerëzit e tjerë. Unë vetë kam qenë refugjat, prandaj e di rëndësinë më shumë se të tjerët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG