Lidhje

Sekretarja e Shtetit Clinton del nga spitali


Në një deklaratë zyrtare mjekët shprehën bindjen se ajo do të shërohet plotësisht

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton doli nga një spital i Nju Jorkut, ku për disa ditë ishte nën kujdesin e mjekëve pas një trompoze në kokë.

Sekretarja Clinton doli mbrëmë nga spitali Presbeterian i Nju Jorkut e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ish presidenti Bill Clinton dhe vajza e tyre, Chelsea.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se ekipi mjeksor i zonjës Clinton e këshilloi atë për “një përparim të mirë” që ajo po bën në të gjitha frontet. Mjekët shprehën bindjen se ajo do të shërohet plotësisht.

Para se të dilte nga spitali, Departamenti i Shtetit njoftoi se zonja Clinton kishte folur në telefon me personelin e saj në Uashington, të cilët ishin marrë me politikën e jashtme amerikane në mungesë të saj. Deklarata zyrtare nuk specifikoi se kur do të kthehet ajo në punë në Uashington.

Sekretarja Clinton u pa për herë të fundit në publik në Belfast më 7 dhjetor. Ajo u kthye në Shtetet e Bashkuara me një virus të rëndë në stomak. Pas pak ditësh, tepër e lodhur, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke pësuar goditje në kokë.

Zonja Clinton njihet si sekretarja e shtetit që ka udhëtuar më shumë në historinë amerikane. Ajo ka fluturuar më shumë se 1.5 milion kilometra në 112 vende të ndryshme, por muaji dhjetor ishte veçanërisht i vështirë.
XS
SM
MD
LG