Lidhje

Akademia Kult ndau çmimet e pavarësisë


Dokumentari i pavarësisë u shpall filmi “Kryekënga e kombit”, kushtuar himnit të flamurit shqiptar.

Akademia artistike Kult ndau mbrëmë në një ceremoni festive çmimet e saj vjetore të krijuesve për 100 vjetorin e pavarësisë. Në këtë edicion të nëntë, ndryshe nga vitet e tjera, në çmimet Kult 2013 u shtuan edhe çmimet “botimi i pavarësisë” dhe “dokumentari i pavarësisë”. Çmimin Kult për dokumentarin e pavarësisë e mori poeti Petrit Ruka me filmin “Kryekënga e kombit” kushtuar himnit të flamurit shqiptar, një kërkim këmbëngulës për të gjetur autorët e tij. Çmimin “botimi i pavarësisë” e fitoi arbëreshi Mateo Mandala nga libri me kitika për jetën dhe veprat e Lekë Matrangas.

KULT ndan çmimet vjetore
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:16 0:00

Mbrëmja pati shumë çmime për më të mirët në pikturë, në regji dhe aktrim, në letërsi, këngë dhe instrumenta muzikorë. Një çmim i posaçëm kishte edhe për përkthyesin e vitit, të cilin e meritoi Rudi Erebara me romanin e Aldus Haksli, “Më e mira e botës”.

Përvjetori njëshekullor i pavarëssë së Shqipërisë u vlerësua se ishte një nxitje e madhe për studiuesit dhe krijuesit shqiptarë, ndaj edhe pati një numër të madh botimesh, kompozimesh, koncertesh, skulptura e piktura, teatro dhe filma dokumentarë. Ky është viti i nëntë që Akademia Kult me komisione të posaçme shkencore e artistike ndau çmimet e veta në përpjekje për të veçuar krijimet më të mira të arteve dhe dijeve shqiptare, në kushtet kur tranzicioni dhe varfëria kanë zbehur kujdesin dhe kanë ndryshuar shumë prej treguesve cilësorë në fushën e kulturës shqiptare.

XS
SM
MD
LG