Lidhje

Çmimet Sag Awards


Çmimet Sag Awards
Çmimet Sag Awards

Mbrëmë në Los Anxhelos u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për aktorët e filmave kinematografikë dhe ata që interpretojnë në filma dhe komedi televizive, që njihet si Sag Awards. Grupi i aktorëve që interpretuan në filmin britanik me temë historike “The King’s Speech” fitoi çmimin e parë si grup.

Aktori kryesor i fimit, që interpreton në rolin e mbretin Xhorxhi i 6-të, u nderua me çmimin e parë si aktori më i mirë. Çmimet Guild Awards fokusohen tek interpretimi i aktorëve individualë dhe si grup në filmat artistikë, si dhe në dramat televizive dhe komedinë në seri. Një çmim në zhanrin e filmave artistikë konsiderohet si paraprirës i çmimeve prestigjioze Oscar, të Akademisë së Artve edhe Kinematografisë. Mbrëmë me çmimin e aktores më të mirë u nderua aktorja Natalie Portman, për interpretimin e figurës së një balerine, e cila çmendet, në filmin Black Swan.

XS
SM
MD
LG