Lidhje

SHBA: Thatësira shkakton rritjen e çmimit të mishit


Rritja e çmimit të misrit në Shtetet e Bashkuara po shkakton rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore

Rritja e çmimit të misrit në Shtetet e Bashkuara po shkakton rritjen e çmimeve të produkteve të ushqimit, përfshirë atë të bagëtive. Por blegtorët po përfitojnë shumë ndërkohë që çmimi i mishit të lopës gjithashtu po rritet.

Zakonisht nuk mendojmë për përbërjen e hamburgerit, por për rritjen e një lope duhet shumë misër. Blegtorët në Teksas, të cilët janë prodhuesit më të mëdhenj të mishit të lopës në Shtetete e Bashkuara, e kuptojnë mirë këtë proces.
Këtë viti thatësirat kanë shkaktuar rritjen rekorde të çmimit të misrit, duke detyruar blegtorët të cilët nuk mund të përballojnë koston e furnizimit të kafshëve të tyre me ushqim, t’i therrin gjedhët e tyre.

“Për momentin çmimi i misrit është më i larti i të gjitha kohërave. Arsyet e rritjes së çmimeve janë numri i ulët i gjedhëve për shkak të thatësirës. Vitin e kaluar këtu janë shitur 30 deri 40 për qind të gjedhëve. Tani shumë blegtorë i kanë shitur të gjitha gjedhët”, thotë George Beele, këshilltar i bagëtive në kompaninë East Texas Livestock.

Numri i lopëve është i kufizuar për shkak të pakësimit të numrit të tyre në Teksas vitin e kaluar dhe për shkak se thatësira ka krijuar mungesë të ushqimit për gjedhët.

“Vitin e kaluar ne kishim 3 mijë e 300 lopë. Këtë vit për shkak të thatësirës kishim 900. Shumica e blegtorëve nuk kanë shumë lopë sepse e kanë shitur shumicën e tyre”, thotë fermeri Jake Jacobs.

Në tregun e gjedhëve të kompanisë East Texas Livestock, blegtorët po përfitojnë më shumë pasi çmimet e gjedhëve janë rritur 40 deri 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Blegtorët thonë se tani ka mungesa të gjedheve në treg. Prandaj disponimi i numrit të madh të gjedhëve është gjë e mirë për blegtorët sepse asetet rriten kur ka rritje të kërkesave të tregut ndërkohë që thatësira vazhdon në Shtetet e Bashkuara.
Departamenti Amerikan i Bujqësisë thotë se çmimi i mishit të lopës tashmë është rritur rreth 15 për qind në krahasim me dy vite më parë dhe pritet të rritet edhe më tej në pesë vitet e ardhshme.

Për blegtorët që kanë shumë gjedhë, pavarësisht nga kostoja, gjedhët e tyre janë një aset me vlerë të lartë.
XS
SM
MD
LG