Lidhje

Përhapen zjarret në Kolorado


Në shtetin e Kolorados, zjarret po përhapen me shpejtësi në disa pjesë të këtij shteti, ku zjarrfikësit po luftojnë me flakët për të shpëtuar njerëzit dhe shtëpitë e tyre.

Zyrtarët thanë se zjarret tani janë dyfishuar, duke prekur një zonë prej 7 mijë e 400 hektarësh. Ata thonë se flakët janë aq intensive, saqë është e vështirë të vlerësohet dëmi që ato po shkaktojnë.

Gazeta The Denver Post ka botuar disa fotografi, që paraqesin shkatërrimin e rreth 300 shtëpive nga flakët. Rreth 35 mijë banorë të qytetit të dytë më të madh të vendit, Kolorado Springs, janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarri ka djegur, apo dëmtuar një numër shtëpish, përfshirë një vilë me vlera historike, që e vizitojnë çdo vit qindra turistë. Shefi i zjarrfikëseve të Kolorados thotë se zjarri ka marrë përmasa epike.

Presidenti Obama shkon nesër në Kolorado, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga zjarret masive.
XS
SM
MD
LG