Lidhje

Sekretari i Tregëtisë në dy aksidente për shkak të një krize epileptike


Sipas autoriteteve, makina që po drejtonte zoti John Bryson ka goditur mbrëmë vonë dy makina, njerën prej tyre dy herë

Departamenti amerikan i Tregëtisë njofton se kreu i saj, John Bryson ka pësuar një krizë epileptike gjatë ditës së djeshme kur ai u përfshi në dy aksidente automobilistike në Kaliforni, gjatë të cilave ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Një zëdhënës i Departamentit të Tregëtisë tha se Sekretari Bryson u dërgua në spital ku qëndroi gjatë natës për t’u mbajtur nën kontroll. Ai doli nga spitali sot. Zyrtarët në Los Anxhelos, ku ndodhën aksidentet, thonë se ai mund të përballet me akuza kriminale për shkaktim aksidenti dhe largim nga vendi i ngjarjes.

Sipas autoriteteve, makina që po drejtonte zoti Bryson ka goditur mbrëmë vonë dy makina, njerën prej tyre dy herë. Sipas autoriteteve ai u gjet më pas në makinën e tij, i vetëm dhe me ndjenja të humbura. Drejtuesit e dy makinave të tjera kanë pësuar vetëm dëme të lehta.
XS
SM
MD
LG