Lidhje

Nis konferenca për kontrollin e tregtëtisë së armëve


Nisi sot punimet Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Traktatin e Tregëtisë së Armëve. Aktivistët optimistë të kësaj çështje thonë se mund të arrihet një marrëveshje për kontrollin e një industrise prej 80 miliardë dollarësh në vit. Por për arritjen e një marrëveshjeje duhet një konsensus i plotë nga të gjitha vendet anëtare, e nëse një prej tyre nuk pranon të votojë, atëherë marrëveshja nuk arrihet, dhe duhet t’i kthehet Asamblesë së Përgjithshme.

Në qytetin Azaz në veri të Sirisë, në muajin janar, Zëri i Amerikës gjeti prova të përdorimit të bombave thërrmuese nga ana e qeverisë.

Shenjat ruse të gjetura në to, tlënë të kuptosh se ato janë prodhuara përpara 30 vitesh. Qeveria siriane hedh poshtë përdorimin e bombave thërrmuese, ndërsa Rusia thotë se nuk i furnizon ata.

Por provat të bëjnë të mendosh ndryshe, thotë Brian Wood, kryetari i Kontrollit të Armëve në organizatën Amnesty International.

“Amnesty Internatioanl ka thënë prej disa vitesh që këto armë duhet të ndalohen, duhet vendosur embargo e plotë ndaj Sirisë. Natyrisht, nëse do të kishim një marrëveshje të formuluar mirë për tregun e armëve, kjo situatë tragjike do të ishte zvogëluar”.

Zoti Wood thotë se konflikti në Siri është vetëm një shembull i ndikimit të madh botëror që ka tregëtia e armëve.

“Që nga Lufta e Dytë Botërore ka patur rreth 400 konflikte të armatosura në botë dhe kjo është shumë. Këtu nuk përfshihet numri i njerëzve që vdesin nga dhuna mes bandave, nga dhuna shtetëroe, si dhe nuk përfshihen njerëzit e plagosur ose të dhunuar në mënyra të ndryshme”.

Konferenca e fundit për Tregtëinë e Armëve në korrik të vitit 2012 përfundoi pa marëveshje. Këtë herë ekziston optimizmi se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit do të bien dakort për një marrëveshje. Por arritja e saj, do të përbëjë një sfidë, thotë Brian Wood.

“Për shembull, nëse Koreja e Veriut nuk pranon tekstin e marrëveshjes, atëherë ajo nuk mund të miratohet me konsensus. Duhet t’i rikthehet Asamblesë së Përgjithshme”.

Edhe mes atyre shteteve që janë në mbështetje të kontrollit të tregëtisë së armëve, nuk ka një marrëveshje të plotë. Kaye Stearman punon me organizatën me seli në Londër, Fushata Kundër Tregëtisë së Armëve.

“Marrëveshja nuk do t’a ndalë tregëtinë e armëve. Tregu i armëve mbizotërohet nga pak vende që janë shumë të mëdha - Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Rusia, Kina, Franca, Gjermania - dhe askush prej tyre nuk po bën asgjë për ndalimin e tregëtisë së armëve”.

Zoti Sterman thotë se shumë vende që mbështesin marrëveshjen për tregëtinë e armëve, po shesin armë tek qeveritë, që kanë tregues të ulët për respektimin e të drejtave të njeriut.

“Marrim shembullin e Arabisë Saudite. Është padiskutim një vend që shkel të drejta e njeriut në një mënyrë ose tjetër. Është jo demokratik, abuziv, shkel të drejtat e grave e fëmijëve, praktikon prerjen e kokës në publik. Por ende Britania i shet armë Arabisë Saudite, dhe në fakt ky vend është tregu më i madh për armët britanike”.

Ministria e Jashtme britanike nuk pranoi të jepte një intervistë lidhur me këtë çështje por përmes një deklarate thekson se Britania ka një regjim rigoroz për kontrollin e armëve dhe i kushton vëmendje të veçantë akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut.

Tregëtia e armëve po lulëzon anembanë botës, dhe vëzhguesit thonë se vendosja e kontrollit mbi këtë treg do të kërkojë një marrëveshje historike në rang botëror.

XS
SM
MD
LG