Lidhje

SHBA, dy ligjvënës të akuzuar për ngacmime seksuale


Anëtari më i vjetër i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi nga Miçigani John Conyers, tha se do të largohet nga posti si demokrati më i lartë në Komisionin Juridik të Kongresit, ndërkohë që ndaj tij vazhdojnë hetimet rreth akuzave për ngacmim seksual.

88-vjeçari Conyers pranoi javën e kaluar se kishte arritur një marrëveshje në shumën prej 27 mijë dollarësh me një grua që kishte punuar më parë në stafin e tij. Ajo thotë se zoti Conyers e kishte shkarkuar pasi ajo kishte refuzuar ngacmimet seksual prej tij.

Megjithatë ligjvënësi Conyers vazhdon t’i mohojë akuzat. Ai tha se e bëri pagesën thjesht për të shmangur një betejë të gjatë ligjore.

Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve po heton nëse ligjvënësi ka përdorur paratë e taksapaguesve nga fondet e zyrës së tij për të zgjidhur çështjen dhe nëse ka ngacmuar seksualisht gra të tjera.

Ndërkohë, një tjetër demokrat i njohur, Senatori i Minesotës Al Franken, i akuzuar për ngacmim seksual tha dje se ndihet “i turpëruar" nga akuzat kundër tij.

Senatori tha se ai "ka zhgënjyer mjaft njerëz dhe se shpreson që të rifitojë gradualisht besimin e tyre".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG