Lidhje

Vdes këngëtarja kryesore e grupit “The Cranberries”


Dolores O'Riordan, këngëtarja kryesore e grupit irlandez të rokut “The Cranberries” vdiq të hënën në moshën 46 vjeçare.

Publicisti i saj thotë se O'Riordan vdiq papritur në Londër, ku ndodhej për një seancë regjistrimi. Deri tani nuk është dhënë asnjë shkak për vdekjen e saj.

"Anëtarët e familjes ndihen të shkatërruar pasi morën vesh lajmin e hidhur dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë për ta" tha publicisti i këngëtares.

“The Cranberries” fitoi popullaritet në vitet 1990, me këngët hit si "Linger" dhe "Zombie".

Grupi ka shitur më shumë se 40 milionë disqe.

Në një postim të fundit të këngëtares Dolores O'Riordan në faqen e saj të Twitter këtë muaj, ku shfaqet në një foto me macen e saj, ajo shkruante "Mirupafshim Gio, po nisemi për në Irlandë".

Dolores O'Riordan lë pas një djalë dhe dy vajza.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG