Lidhje

Paraburgim për shoferin e autobusit nga Kosova që u aksidentua në Kroaci

Autoritetet kroate thanë se një gjykatës i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh shoferit që drejtonte autobusin e aksidentuar të dielën në Kroaci, me ç'rast dhjetë veta humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur.

Një gjykatës në Salvonski Brod, ku edhe ndodhi aksidenti, u the mediave kroate se vendimi për paraburgimin u mor "për shkak të rrezikut të arratisjes" së të arrestuarit.

Në autobusin e aksidentuar ishin 67 udhëtarë që po shkonin në Kosovë nga Gjermania në një linjë të rregullt Frankfurt - Prishtinë dhe dy shoferë. Njëri prej tyre humbi jetën.

Autoritetet kroate thanë se shoferi që po drejtonte autobusin në kohën e aksidentit duket të ketë fjetur dhe me atë rast ka humbur kontrollin. Shoferi më pas është mbrojtur ne heshtje.

Ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, tha të martën se 26 nga të plagosurit janë liruar nga spitali, ndërsa 15 të tjerë ende janë duke u trajtuar, Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë se të liruarit dhe viktimat mund të dërgohen të martën mbrëma në Kosovë.

This item is part of
XS
SM
MD
LG